Sport

VIDEO / Austria i “dhuron” fitoren dhe pikët e para Francës!

Pasi merr krahun fuqishëm, “ylli” francez, Kylian Mbappe lëshon një krosim drejt zonës, krosim i cili devijohet nga një prej mbrojtësve austriakë, duke e dërguar topin gabimisht në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1.

17 Qershor 2024, 23:04 Nga DOSJA
VIDEO / Austria i “dhuron” fitoren dhe pikët e para

GJERMANI - Janë goditur në momentin e tyre më të mirë. Austria po kalonte disa minuta fantastike në sfidën ndaj “Gjelave” të Francës, mirëpo një aksion fantastik i këtyre të fundit ka parë dy herë kampionët e botës të festojnë, duke marrë kështu avantazhin e shumë kërkuar në “Merkur-Spiel Arena”.


Pasi merr krahun fuqishëm, “ylli” francez, Kylian Mbappe lëshon një krosim drejt zonës, krosim i cili devijohet nga një prej mbrojtësve austriakë, duke e dërguar topin gabimisht në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1.

Me këto shifra u mbyll edhe pjesa e pare pavarësisht tentativave të francezëve kryesisht për të dyfishuar takimin. Ndërkohë pjesa e dytë është sërish shumë e hapur me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por pavarësisht kësaj, asnjëra nga skuadrat nuk mundi të ndryshojë rezultatin e pjesë së pare duke i dhënë kështu 3 pikët e para Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll