Sport

Të gjithë në ankth tek Franca, për gjendjen e Mbappe!

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Austrisë, kapiteni i Les Bleus u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në hundë të shkaktuar nga një përplasje e rastësishme në zonën e rreptësisë me futbollistin austriak Danso.

18 Qershor 2024, 01:01 Nga DOSJA
Të gjithë në ankth tek Franca, për gjendjen e Mbappe!

GJERMANI – Lajme të kqija për Francën, Kylian Mbappé është dëmtuar dhe ende nuk dihet shumë për rendësinë e këtij dëmtimi.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Austrisë, kapiteni i Les Bleus u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në hundë të shkaktuar nga një përplasje e rastësishme në zonën e rreptësisë me futbollistin austriak Danso.

I gjithë stafi i skuadrës së francës është në ankth dhe i shqetësuar për gjendjen e yllit francez, duke qenë se të gjithë shpresat e “gjelave” padyshim mbeten tek ai për të qenë lideri dhe lojtari që tërheq skuadrën për një sukses të mundshëm, duke qenë se Franca është edhe skuadra pretendente kryesore për të fituar këtë Europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll