Bota

Arrestohet në Irak zëvendësi i ish-kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagadi

4 Dhjetor 2019, 07:48 Nga DOSJA
Arrestohet në Irak zëvendësi i ish-kreut të ISIS, Abu Bakr

TIRANË- Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar ditën e djeshme një zëvendësin e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Bagdadi, kanë raportuar mediat e huaja.

Sipas organit të komunikimit të Irakut ‘Security Media Cell’, një terrorist i njohur si Abu Khaldoun u arrestua në qytetin Hawija në provincën irakiane të Kerkuk.

Abu Khaldoun thuhet se ishte zëvendës i al-Bagdadi dhe ishte komandant ushtarak për provincën Salah al-Din. Sipas forcave irakiane të sigurisë, ai u kap i gjallë dhe mbante me vete një dokument identifikimi të rremë.

Bazuar në mediat e huaja policia vendase  pasi mori informacione të sakta mbi të, e arrestoi terroristin e njohur Abu Khaldoun në një apartament në zonën e Haëija të provincës së Kirkakut.

Kujtojmë që pak muaj  më parë Presidenti amerikan,  Donald Trump konfirmoi edhe vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse më pas  nisën dyshime për vërtetësinë e këtij lajmi.

Lideri i ISIS, Abu Bakr la-Bagdadi u vra më 27 tetor gjatë një aksioni ushtarak. Lideri i Shtetit Islamik vrau veten duke shpërthyer jelekun eksploziv që kishte veshur.

Burimi: israelnationalnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi abu khaldoun arrestohet zv. i ish-kreut të isis isis abu bakr al-bagdadi abu khaldoun arrestohet zv. i ish-kreut të isis isis

Sondazh

Poll