Bota

Vrasja e gazetares Caruana Galizia/ Nisin protetsat masive në Maltë, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit

3 Dhjetor 2019, 11:10 Nga DOSJA
Vrasja e gazetares Caruana Galizia/ Nisin protetsat masive në Maltë,

MALTË– Duket se çështja e gazetares së vrarë nga Malta nuk është zgjidhur akoma, as  nuk është dënuar njeri për vrasjen e saj.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se qindra mijëra njerëz janë ngritur në protestë për vrasjen e gazetares Caruana Galizia.

Ata janë mbledhur rreth Parlamentin teksa kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kryeministrit aktual, Muscat.

Protestuesit akuzojnë  kreun e qeverisë dhe një pjesë të ministrave se ata janë të përfshirë në vrasjen e gazetares investigative Caruana Galizia dy vite më parë .

Kujtojmë që në kohën kur gazetarja është  vrarë,  ajo ka qenë duke  punuar për një  dosje korrupsioni. Makina e saj mori flakë duke mos i lejuar asaj të mbijetojë, dhe më vonë u gjet e vdekur nga djali i saj Mattheë pasi dëgjoi shpërthimin pranë shtëpisë.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gazetarja caruana galizia grasja e gazetares nga malta malte muscat protesta ne malte gazetarja caruana galizia grasja e gazetares nga malta malte muscat protesta ne malte

Sondazh

Poll