Bota

Alarm i kuq në Francë/ 11 viktima nga përmbytjet masive në jug të vendit (VD)

3 Dhjetor 2019, 11:52 Nga DOSJA
Alarm i kuq në Francë/ 11 viktima nga përmbytjet masive në

FRANCË– Franca është përfshirë ditën e djeshme nga përmbytje masive ku për pasojë kanë mbetur të  vdekur 11 persona, ndër ta edhe tre efektiv të cilët po mundoheshin të shpëtonin njerëz të tjerë që rrezikonin të humbisnin jetën.

Mediat e huaja kanë shkruar se përmbytjet e ditës së djeshme kanë shkakatuar dëme të mëdha materiale ku qindra banorë tashmë kanë mbetur në qiell të hapur pa banesa dhe një strehë ku të  fusin kokën.

Fuqia e madhe e ujit ka përmbytur gjithçka duke krijuar një situatë delikate në vend.

Ndërsa vetë presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe ka thënë se është shpallur alarmi i kuq.

Burimi: Guardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 viktima ne france france përmbytjet në francë 11 viktima ne france france përmbytjet në francë

Sondazh

Poll