Bota

“Në shtrat me të”, akuza të rënda mbi Princin Andrew, 35-vjeçarja bën publike detaje nga skandali seksual

3 Dhjetor 2019, 09:46 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE– Prej kohësh tashmë është diskutuar çështja e skandalit seksual të Princit britanik, Andreë mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda.

Shpesh herë për të kanë dhënë  dëshminë e tyre vajza dhe gra që pretendojnë se Princi ka  abuzuar seksualisht me ta, por ai e ka kundërshtuar kategorikisht këtë lajm,

Së fundmi një tjetër 35-vjeçare amerikane e ka akuzuar Princin Andreë dhe shokun e tij Jeffrey Epstein, i cili u vetvra verën e këtij viti, duke thënë se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie në grup kur ajo ka qenë  vetëm 17 vjeç.

“Kjo histori s`ka lidhje me seksin, kjo është histori trafikimi dhe abuzimi. Kjo tregon se si djemtë e mbretërisë sillen.”-ka thënë për BBC-në, Virginia.

Por Andrew i ka mohuar sërish akuzat e saj edhe pse pak kohë më parë u publikua një foto ku ai e kishte kapur tek beli atë.

“Unë shkoja tek miqtë e Epstein si të isha një pjatë me fruta. Tek Andrew kam shkuar tri herë në 2001-shin dhe në 2002-shin në një rezidencë në New York dhe në Karaibe. Nuk zgjati shumë në takimet me princin. Ai u ngrit dhe më tha faleminderit. Unë u ula në shtrat dhe e shihja e tmerruar.”- ka thënë Virginia.

Burimi: Foxnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota detaje te reja jeffrey epstein skandali seksual virginia detaje te reja jeffrey epstein skandali seksual virginia

Sondazh

Poll