Bota

Kosova s’kursehet në ndihma për tërmetin, Haradinaj: Rama s’më hapi telefonin

3 Dhjetor 2019, 18:51 Nga DOSJA
Kosova s’kursehet në ndihma për tërmetin, Haradinaj: Rama

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Haradinaj ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjellë grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj.

Marrë nga: ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama ramush haradinaj tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ramush haradinaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll