VIDEO/ Humbi gjysmën e familjes në aksident, qytetari dhuron ambulancë për Mamurrasin por s’ja pranon Prefekti: Ta ka dhë
TIRANË– Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetëra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në çadra.
Ramiz Vokshi tregon se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes në një aksident automobilistik. Ai thotë se ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me fëmijët e tij, Asim dhe Blerta Vokshi, ka blerë për qytetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falënderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.
Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i çohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.
I prekur dhe i keqardhur, Ramiz Vokshi tregon për emisionin “Stop” çekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.
Gazetarja: Përveç të dëmtuarve u prekën edhe shqiptarët, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, pasi kontribuuan me mënyrat e tyre dhe një nga këto kontribute është dhe kontributi i zotit Ramiz Vokshi, i cili ka ardhur nga Kanadaja në Mamurras, pasi është banorë i këtij qyteti, për të kontribuuar për qendrën shëndetësore Mamurras.
Ramiz Vokshi: Jetoj prej tetë vitesh në Kanada, kam pas një disfatë të madhe, para këtij tërmeti më ka rënë një “tërmet” në familjen time… më ka vdekur gruaja, vajza dhe mbesa, tre ditë para se të bënte 6 vjeçe.
Gazetarja: Shkaku?
Ramiz Vokshi: Aksident. Gocën e kam në gjendje të rëndë, nipin e kam në gjendje të rëndë, vetë jam katastrofë. Për shpirt të këtyre të treve që më kanë vdekur në Kanada dhe i kam varrosur në Mamurras, unë Ramiz Vokshi, Asim Vokshi dhe Blerta Vokshi, kemi sponsorizuar në vendlindjen time ambulancën me të gjitha mjetet. Brenda ka të gjitha materialet, tek shoferi ka telefon, të gjitha gjërat. Kjo është dhoma që ka të gjitha materialet, me elektroshok, me të gjitha ndihmat, ilaçet… Kam sjellë disa medikamente, të gjitha, nuk ka nevojë për 12 muaj që ambulanca të marrë furnizim.
Anila Lleshi (drejtoresha e qendrës shëndetësore Mamurras): Ne kemi një autoambulancë, por meqë zoti Vokshi na dhuroi këtë ambulancë, banorët e qytetit tonë do jenë shumë mirë nga shërbimi shëndetësor. Unë në emër të qendrës shëndetësore Mamurras dhe të gjithë stafit, e falënderoj duke i dhuruar edhe një certifikatë mirënjohjeje dhe i urojmë shëndet, sepse jeta vazhdon.
Ramiz Vokshi: Ishalla nuk ka nevojë të hypë kush në të!
Saimir Kodra: E çfarë ka këtu më sublime, më të bukur, më njerëzore?!
Gentian Zenelaj: Kështu ndodh nëse do ishim në një vend të botës, por ku qëndron kleçka, pse ka dalë tek Stop-i?!
Saimir Kodra: Nuk kaluan 24 orë, Ramizit i shkon një mesazh në telefon ku i thonë: dëgjo këtu ti Ramiz, ambulanca nuk është e jotja por e qeverisë kanadeze, e kanë sjellë ata jo ti, dhe e çojmë ku duam ne, jo ku do ti…E kupton, me një autoambulancë që është sa një elefant e madhe, po me këto qeset e mbushura me ushqime, po me këto lekët… që unë refuzoj të hedh 10 lekë tek ky portali që ka bërë shteti, që ka 100 vjet që na vjedh taksat ne. Unë do t’i çoj nëpër kontributorë privat, në njerëz që janë dashamirës.
Gentian Zenelaj: E dëgjove zoti kryeministër, tha ky, ky foli , ky shau, mbyllja portalin mbyllja…
Saimir Kodra: Unë refuzoj t’i çoj paratë tek ajo “epayalbania”, ku i keni çuar taksat tona në kaq kohë? Në ato PPP-të tuaja, tani kërkoni dhe lekë pa pikë turpi. Ju jo! Ju duhet ta kishit xhepin plot të dërgonit lekë tek qytetarët, mos të na kërkonit ne, ne i dërgojmë vetë, tek komshija, a njerëzit a të afërmit që kanë probleme.
Një autoambulancë që ia kanë vënë syrin pale ku duan ta çojnë, nuk po them se duan ta shesin e të marrin lekët, por nga qendra shëndetësore duan t’ia kalojnë spitalit, ose nga spitali duan ta sjellin në Tiranë, ose ku di unë…
Gentian Zenelaj: E para e punës, mua më shqetëson që duan t’ia heqin Mamurrasit, i cili pa diskutim ka nevojë për dy a më shumë ambulanca…
Saimir Kodra: Ndërkohë që Ramizi, ka të gjitha.. ore një pyetje, besoj se do ma kuptojnë atje në Mamurras ata titullarët, a mendoni se i plasi Kanadasë me nder.. se s’po e them… të marrin Ramizin e t’i thonë, na lekët na ço një autoambulancë se ti je përfaqësuesi jonë diplomat atje…
Pse jeni gatuar kaq shtrembër more?! Pse more Zot atë tërmetin që e kishim hak në ca vende, por ta kishte bërë të ndarë, nëpër institucione, drejtori, jo të gjithë shqiptarët se gjynah… por të kishte tund një ministri, një drejtori të përgjithshme, një hipotekë…
Gentian Zenelaj: Ku tundet hipoteka mo…
Saimir Kodra: Ndiqeni pak çfarë i ka bërë vaki Ramizit, të shkretit që mori rrugën nga Kanadaja me lekët e veta, pagoi transportin, e mbushi me ilaçe për një vit, me gjithë aksesorët brenda e në fund i thonë ‘e ka sjellë Kanadaja jo ti’…
Gazetarja: Por ky kontribut mesa duket nuk i pëlqeu prefektit të Lezhës, Gjok Jaku. Çfarë ndodhi?
Ramiz Vokshi: Motër, në momentin që e dorëzova ambulancën, thirra kryetarin e Bashkisë Laç, edhe Gjok Jakun të Lezhës, të ishin pjesëmarrës, t’i vija në dijeni për respekt. Ai Gjok Jaku më ka çuar një mesazh…
Gazetarja (lexon mesazhin): “Ok, ok. Në fakt qeveria kanadeze ta ka dhënë dhuratë për popullin shqiptar e jo për taksi, e se ku ka nevojë e dimë ne më mirë”.
Ramiz Vokshi: Unë çuditem, me pasurinë time, çfarë halli ka se ku e jap unë. Nuk është kontributi i shtetit kanadez por i familjes time, me mua në krye. Për këtë unë disponoj çekun që e kam blerë, kontratën tek kush e kam blerë, të gjitha dokumentet. Edhe transportin që i kam paguar vetë…
Gazetarja: Se natyrshëm, lind pyetja që nëse kjo ambulancë do të dhurohej nga Kanadaja për popullin shqiptar, pse do të të përzgjidhnin ty që ta sillje, ke ndonjë shoqatë?
Ramiz Vokshi: Jo nuk kam asgjë… më ka rënduar, prandaj iu drejtova emisionit “Stop”, se ja ku i kam të gjitha dokumentet që e kam blerë dhe e dorëzoj ku të dua unë , jo ta dorëzoj tek një shtet hajdut si kryetari i bashkisë Lezhë, apo çfarë është ai, erdha t’ia tregoj me dokumente. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i sjellin ndihmat nëpër qeveritarë, se të gjithë kanë hall t’i vjedhin e t’i shesin… të vini e t’i dorëzojnë vetë privatisht.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Tërmeti në Shqipëri, Haradinaj: U përgatitëm për 30 minuta, fola me Mertën se me Ramën nuk lidhem dot
TIRANË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë S...
Bankat do të rishikojnë kreditë për të dëmtuarit nga tërmeti
TIRANË– Bankat e Nivelit të Dytë në një mbledhje me guvernatorin e Bankës Qendrore Gent Sejko, kanë sugjeruar hartimin e një plani masash për klientë...
“Pupupu”, Fevziu vë duart në kokë kur shikon rrënojat në Durrës: Ja ra dhe një tjetër, banorët nuk ikin nga shtëpi
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka parë nga afër rrënojat e mbetura pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Në emisionin që po transmetohet mbrëmjen e sotm...
VIDEO/ Banorët e krujës kalojnë netët jashtë nga frika e tërmetit, u vijnë në ndihmë Myftiu dhe Hoxha i Krujës
KRUJË– Banorët e fshatrave të malësisë së Krujës kanë apeluar ndaj institucioneve për ndihmë, ata që banesat janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Në fsh...
DOKUMENTI/ Inspektoni banesën tuaj, mësoni nivelin e dëmit që ka pësuar nga tërmeti, kur duhet ta braktisni
TIRANË– Një manual i përgatitur nga ekspertë të Komisionit Europian ju shpjegon mjaft qartë se si ju vetë të arrini të dalloni nëse dëmtimet e banesës tuaj...
Vendi në situatë emergjente/ Parlamenti zgjedh të enjten kryeprokurorin e ri, miraton dhe rezolutën antiruse
TIRANË- Ditën e enjte Parlamenti do të zgjedhë kryeprokurorin e ri të vendit. Kjo është vendosur me urdhrin e kryeparlmaentarit Gramoz Ruçi, i cili ...
U tmerrua nga tërmeti, futbollisti maqedonas harron të kthehet në Shqipëri dhe lë Kukësin ‘në baltë’
TIRANË– Tome Kitanovski, lojtari maqedonas që luan për ekipin e Kukësit ka ‘harruar’ të kthehet në Tiranë, pas tmerrit që përjetoi në Shqipëri në datën 26 ...
“Do paguajmë një vit qira për të prekurit nga tërmeti”, Veliaj premton apartamente ‘imagjinare’ në Tiranë, çmime
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e sotme një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e tërme...
“Vajzën do ta bëj balerinë”/Rrëfimi prekës i gruas së Sajmir Grekut: Si e ndjemë takimin e fundit, ëndrra e tij për
TIRANË- Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja. Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamt...