Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri, Haradinaj: U përgatitëm për 30 minuta, fola me Mertën se me Ramën nuk lidhem dot

3 Dhjetor 2019, 21:58 Nga DOSJA
Tërmeti në Shqipëri, Haradinaj: U përgatitëm për

TIRANË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti.

Në një intervistë për gazetaren e “Abc News”, Linda Karadaku, Haradinaj theksoi edhe për mosmarrëveshjet me kryeministrin Edi Rama.

Ai shpjegon se e ka pasur të vështirë të lidhet me Ramën ndërsa me Presidentin Ilir Meta ka komunikuar direkt në lidhje me situatën e krijuar pas tërmetit.

“E kemi përcjellë me shqetësim lajmin për tërmetin, 26 nëntori dhe tërmeti ishte një ngjarje me përmasa të mëdha dhe na ka tronditur edhe në Kosovë. Unë personalisht kam qenë gjatë mobilizimit të njësive të specializime të ekipeve- kërkim shpëtim.

Komunikimi me kryeministrin Rama është bërë e pamundur, kam një periudhë të gjatë kohorë ka qenë e vështirë për të komunikuar, ndërsa me presidentin Meta kemi komunikim direkt. Mospajtim me kryeministrin e Shqipërisë kam vetëm me një temë, ajo është ndarja e Kosovës, nuk është personale, mbroj interesin e vendit tim.

Nuk kam hezituar të bashkëpunoj me Hashim Thaçin, kam qenë i bindur që ai do të ishte dakord me të gjitha përgatitjet.

30 minuta na janë dashur për tu përgatitur, së pari  kam marrë në telefon Komandantin e Ushtrisë, Policisë, ende pa u marrë ftesa nga Shqipëria ne të jemi gati, dhe kur të merret ftesa të jemi gati për tu nisur. Në rastin tonë kemi shkuar si njësi jo si individ,”- tregoi Haradinaj ndër të tjera.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci tragjik i tërmetit të 26 nëntorit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

Shqipëria u ndihmua nga shumë vende, por Kosova ishte ajo që u gjend më shpejt, me ndihma të shumta material, monetare, njerëz dhe efektivë. Shumë kosovarë përlotën rrjetin teksa tregonin se nuk do t’i linin kurrë vëllezërit shqiptarë vetëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ramush haradinaj tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ramush haradinaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll