Sport

“Sherr” në dhomën e zhveshjes së Serbisë, kapiteni Dushan Tadiç pas humbjes ndaj Anglisë: "Unë jam lojtari më i mirë në ekip"...

Kapiteni i Serbisë, Dusan Tadic, revoltohet që nuk ishte titullar kundër Anglisë (0-1) këtë të diel.

17 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
“Sherr” në dhomën e zhveshjes së Serbisë,

GJERMANI - Serbia e përfundoi ndeshjen e saj të parë në Euro kundër Anglisë (0-1), teksa formacioni i përzgjedhur nga trajnerit të saj Dragan Stojkovic mund të shkaktojnë probleme në ditët në vijim.

Tekniku zgjodhi në pjesën e parë një vendosje taktike 5-4-1, në të cilin Aleksandar Mitrovic u shoqërua me Dushan Vlahovic, me pasojën kryesore të uljes së kapitenit të ekipit Dushan Tadic në pankinë.

Lojtari i Fenerbahçes duhej të priste deri në minutën e 61-të për të bërë hyrjen e tij në fushë, gjë që qartësisht nuk i pëlqeu lojtarit. 

“Mendoj se jam lider dhe kapiten i kësaj skuadre”,- theksoi ai në televizionin serb. “Unë fola me zotin. Unë jam lojtari më i mirë në këtë ekip. Duhet të kisha luajtur plot 90 minuta. Do të kishte qenë ndryshe nëse do të kisha qenë në fushë që në fillim, por hej..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll