Bota

Ushtria amerikane: Kemi shkatërruar radarët dhe dronët e grupit Houthi

Gjithashtu komanda e përbashkët e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme raportoi se shtatë radarë u shkatërruan.

15 Qershor 2024, 10:44 Nga E. D
Ushtria amerikane: Kemi shkatërruar radarët dhe dronët e grupit
foto ilustruese

JEMEN- Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar radarët në Jemen që lejuan grupet Houthi të sulmonin anijet. Siç raporohet Rebelët kanë shtuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Gjithashtu komanda e përbashkët e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme raportoi se shtatë radarë u shkatërruan.

Sulmet ajrore të SHBA-së vijnë si kundërpërgjigje ndaj një sulmeve nga grupi Houthi. Që nga nëntori, rebelët kanë nisur dhjetëra sulme me dronë dhe raketa kundër anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke shkaktuar një problem të madh për tregtinë detare në këtë zonë me rëndësi strategjike.

“U përcaktua se këto sisteme paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, forcat e koalicionit dhe anijet tregtare në rajon”, thuhej në postim.

ushtria amerikane

Sondazh

Poll