Bota

Trump komenton raportet e tij me Putinin: Gjatë kohës që ishta në detyrë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer

Në një intervistë, Trump kujtoi se armiqësitë në shkallë të plotë në Ukrainë nuk filluan kur ai ishte president midis 2017 dhe 2021, duke pretenduar se përshkallëzimi nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të rizgjedhej në vitin 2020.

15 Qershor 2024, 09:15 Nga E. D
Trump komenton raportet e tij me Putinin: Gjatë kohës që ishta
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka komentuar mardhënien e tij me Presidentin rus Vladimir Putin. Trump ka thënë se ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Putin gjatë kohës që ishte në detyrë, duke shtuar se konflikti në Ukrainë nuk do të kishte filluar kurrë në kohën e tij. Në një intervistë, Trump kujtoi se armiqësitë në shkallë të plotë në Ukrainë nuk filluan kur ai ishte president midis 2017 dhe 2021, duke pretenduar se përshkallëzimi nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të rizgjedhej në vitin 2020. Kur u pyet për të komentuar marrëdhëniet e tij me Putinin, Trump e përshkroi atë si shumë të mirë, duke shtuar se ai gjithashtu shkoi mirë me Volodymyr  Zelenskyn e Ukrainës.

“Por unë isha i ashpër me Putinin. E dini, unë përfundova… Nord Stream 2,” tha Trump.

Gjithashtu ish-presidenti i SHBA tha se ai kishte shprehur pakënaqësi me BE-në për projektin, duke pyetur pse Evropa po i paguante Rusisë miliarda në muaj për furnizimet me gaz, ndërsa Amerika po i siguronte bllokut mbrojtje nga Moska. Megjithatë, Trump këmbënguli se ai arriti të krijojë marrëdhënie të mira jo vetëm me presidentin rus, por edhe me presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

“Gjëja qesharake është se unë shkova shumë më mirë me të vështirët dhe me të dobëtit,” u shpreh Trump.


Administrata Trump ishte një kritike e Nord Stream 2 dhe në shumë raste i bëri presion Gjermanisë që të hiqte projektin. Procesi i vënies në punë të tubacionit tashmë të përfunduar u ndal përfundimisht në shkurt 2022, kur tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë u ndezën përpara fillimit të konfliktit në Ukrainë. Në vjeshtën e vitit 2022, disa linja të Nord Stream 1 dhe 2 u sabotuan, me Rusinë duke kërkuar një hetim ndërkombëtar dhe duke sugjeruar se shërbimet e inteligjencës amerikane duhet të kenë orkestruar shpërthimet.

Washingtoni ka mohuar përgjegjësinë, megjithëse presidenti i SHBA Joe Biden kishte kërcënuar më parë se do t’i jepte fund gazsjellësit nëse trupat ruse do të hynin në Ukrainë. Trump ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të zgjidhë konfliktin e Ukrainës brenda 24 orëve nëse zgjidhet duke u ulur me Zelenskyn dhe Putin. Kremlini tha muajin e kaluar se presidenti rus nuk ishte në kontakt me Trump, ndërsa Zelensky shprehu dyshime për aftësinë e ish-presidentit amerikan për të ndaluar armiqësitë.

donal trump

Sondazh

Poll