15 Qershor 2024, 09:07
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Edhe pse Kosova ka kushte klimatike për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore, sasinë më të madhe të tyre e importon. Domatet, specat, patatet e mollët ndër më të konsumuarat gjatë stinës së verës shumica vijnë nga jashtë.
“Për të gjitha këto, kushtet në Kosovë - qofshin klimatike, qofshin tokësore - janë të favorshme”, thotë profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, për Radion Evropa e Lirë.
Por, tregu është i orientuar nga importi, për shkak të migrimit të qytetarëve nga zonat rurale, si dhe mungesës së interesimit për t’i punuar tokat, sipas tij. Vendet nga ku importon Kosova, përfshijnë ato të rajonit, të Bashkimit Evropian dhe Turqinë. Radio Evropa e Lirë u bëri një analizë të dhënave për katër produktet e lartpërmendura - të përpiluara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Dogana Kosovës.
Të fundit të disponueshme janë për vitin 2023. Kur krahasohen të dhënat për domaten në pesë vjetët e fundit, del se importi i saj ka pasur vlerën më të lartë në vitin 2023 - afro 12 milionë euro. Me patate, ndërkaq, eksporti e kaloi importin vetëm në vitin 2020, ndërsa vlera e importit mbeti e njëjtë në dy vjetët e kaluar - mbi 3 milionë euro.
Kur krahasohen të dhënat e dy vjetëve të fundit për mollë, del se importi i tyre ka shënuar rritje për më shumë se dy milionë euro në vitin 2023. Eksporti, ndërkaq, ka mbetur në disa mijëra euro. Përveç këtyre, Kosova importon sasi të mëdha edhe të qepës, lakrës, spinaqit, ashtu si edhe të kumbullave, mjedrave, dardhave e të tjera.
Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore - ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove më së shumti produkte të metalit dhe plastikës./ REL
kosova
Bota
15 Qershor 2024, 08:37
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten zyrtarisht për të filluar negociatat e pranimit m...
Bota
15 Qershor 2024, 08:12
M.B
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është mirëpritur nga një zyrtar ushtarak ukrainas, Zëvendës Shefi i Protokollit Zviceran...
Bota
15 Qershor 2024, 08:15
r.ll
lloyd austin
SHBA- Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe NATO-ja kanë hedhur poshtë kushtet për një armëpushim në Ukrainë t&e...
Bota
15 Qershor 2024, 07:50
M.B
Armët
KOSOVA- Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka gjetur dhe s...
Bota
15 Qershor 2024, 07:26
M.B
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg...
Bota
15 Qershor 2024, 07:31
r.ll
kate midleton
BRITANI- Princesha e Uellsit njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do t&e...
Bota
15 Qershor 2024, 07:12
r.ll
lideret e g7
ITALI- Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimi...
Bota
14 Qershor 2024, 22:52
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se rreth 700,000 trupa janë aktualisht të p&eum...
Bota
14 Qershor 2024, 22:43
r.ll
foto ilustruese
FINLANDË- Një 34-vjeçar i ekstremit të djathtë ka sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë ...
Bota
14 Qershor 2024, 22:34
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri të vendit ka sekuestruar sërish një ar...