Bota

BE bie dakord për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, a u tërhoq Hungaria nga pretendimet e saj?

Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së, tha se vendimi duhet të miratohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të financave dhe ekonomisë të premten e ardhshme.

15 Qershor 2024, 08:37 Nga M.B
BE bie dakord për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me
Foto ilustruese

BRUKSEL- Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten zyrtarisht për të filluar negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, tha presidenca belge e BE-së, duke shtuar se kjo do të bëhet në konferencat ndërqeveritare më 25 qershor. Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së, tha se vendimi duhet të miratohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të financave dhe ekonomisë të premten e ardhshme.

Hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian do të ishte një nxitje morale për Ukrainën, pasi forcat ruse po përparojnë në rajonin e Donetskut dhe po hapin një front të ri në rajonin verilindor të Kharkiv. Marrëveshja do të thotë se Hungaria ka hequr dorë tani për tani kundërshtimin e saj. Budapesti, i cili ka lidhje të ngushta me Moskën, ka thënë se ka dyshime për vlerësimin e Komisionit Evropian se Ukraina është gati.

Komisioni tha një javë më parë se të dy vendet plotësuan të gjitha kriteret që negociatat e pranimit të fillojnë zyrtarisht. 27 anëtarët e BE-së duhet të bien dakord unanimisht për fillimin e negociatave, të cilat kërkojnë vite për të përfunduar. Kievi aplikoi për anëtarësim në BE në javët pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë.

be

Sondazh

Poll