Sport

Tifozët skocezë nxitojnë për ndeshjen shkaktojnë një superaksident!

Pesë tifozët, raporton “Bild”, kanë mbërritur të enjten në mbrëmje nga Edinburgu për të mbështetur kombëtaren e tyre, e cila luan këtë mbrëmje në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian, kundër Gjermanisë, në Mynih.

14 Qershor 2024, 21:12 Nga DOSJA
Tifozët skocezë nxitojnë për ndeshjen shkaktojnë

GJERMANI - Një grup tifozësh skocezë kanë shkaktuar një aksident të dhunshëm në zonën e aeroportit rajonal të Niederrhein, në Weeze, North-Rhine Westphalia, me sa duket sepse po lëviznin në anën e majtë të rrugës.

Pesë tifozët, raporton “Bild”, kanë mbërritur të enjten në mbrëmje nga Edinburgu për të mbështetur kombëtaren e tyre, e cila luan këtë mbrëmje në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian, kundër Gjermanisë, në Mynih.

Sapo zbritën, burrat morën një Citroën C3 me qira dhe u nisën, pa u larguar shumë. Menjëherë pas kësaj, në fakt, skocezët përplasën makinën e tyre me qira kokë më kokë me një Mercedes të një 45-vjeçari nga Dyseldorfi.

Gjashtë persona mbetën të plagosur nga përplasja kokë më kokë, katër prej tyre në gjendje të rëndë, tha policia. Policia gjermane dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë lëvizja në krahun e majtë, e cili përshtatur në Skoci.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll