Aktualitet

Lëviznin me mbi 100 mijë euro në automjete, procedohen penalisht dy persona në Fier, nuk kishin dokument për burimin e parave

U procedua penalisht 51-vjeçari A.L pasi në automjetin e tij u gjetën 89 mijë euro pa dokument për burimin e tyre.

14 Qershor 2024, 13:34 Nga S.B
Lëviznin me mbi 100 mijë euro në automjete, procedohen penalisht
paratë e sekuestruara

FIER- Procedohen penalisht dy persona në Fier. Mësohet se 51 dhe 53 vjeçarët janë kapur duke qarkulluar me automjet, me shuma të mëdha parash me vete të cilat mendohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale jashtë vendit.

U procedua penalisht 51-vjeçari A.L pasi në automjetin e tij u gjetën 89 mijë euro pa dokument për burimin e tyre. Gjithashtu u procedua 53-vjeçari J.Xh pasi ju gjetën në automjet 11 mijë euro dhe 60 mijë lekë.

U sekuestruan shumat e parave, dy makina Benz dhe dy celularë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier

Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkullulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; 

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.  

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz" dhe 2 celularë.

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier para

Sondazh

Poll