Aktualitet

Durrës/ U larguan nga shtëpitë e bashkëshortëve, gjendet në Fier njëra prej tyre, tjetra ende në kërkim

Mësohet se 38-vjeçari D.P ka kallëzuar në Polici largimin nga banesa të bashkëjetueses së tij 35-vjeçare E.S, po punohet për gjetjen e saj.

14 Qershor 2024, 12:04 Nga S.B
Durrës/ U larguan nga shtëpitë e bashkëshortëve,
foto ilustruese

DURRËS- Largohen nga banesa dy bashkëshorte në Durrës e Kavajë. Mësohet se 38-vjeçari D.P ka kallëzuar në Polici largimin nga banesa të bashkëjetueses së tij 35-vjeçare E.S, po punohet për gjetjen e saj.

Ndërkohë 23-vjeçari K.S ka kallëzuar bashkëshorten e tij 20-vjeçare, pasi ajo u largua nga banesa e tyre në Kavajë. Mësohet se e reja është gjetur në Fier dhe ka pranuar se ishte larguar me dëshirë.

Bëhet me dije se 20-vjeçarja është rikthyer sërish në shtëpinë e bashkëshortit.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash, Durrës. Po punohet për gjetjen e saj.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres largim nga banesa

Sondazh

Poll