Aktualitet

U kap në Kakavijë me mbi 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 68-vjeçari

Mësohet se 68-vjeçarit V.P i janë gjetur në çantë teksa tentonte të dilte nga Kakavija, 20 750 euro të padeklaruara.

14 Qershor 2024, 12:57 Nga S.B
U kap në Kakavijë me mbi 20 mijë euro të padeklaruara,
paratë e sekuestruara

KAKAVIJË- Procedohet penalisht në dalje të vendit tonë një 68-vjeçar. Mësohet se 68-vjeçarit V.P i janë gjetur në çantë teksa tentonte të dilte nga Kakavija, 20 750 euro të padeklaruara.

68-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale mosdeklarimi në kufi i të hollave apo sendeve me vlerë. Gjithashtu paratë e gjetura janë sekuestruar.

Me rastin do të merret Prokuroria Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit V. P., ku u gjetën 20 750 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin V. P., 68 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kapshtice euro

Sondazh

Poll