Aktualitet

Furgoni me turistë aksidentohet me një autokombajnë, plagosen 7 persona në Lushnje, përfundojnë në spital me thyerje gjymtyrësh

Raportohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një autokombajnë. Mësohet se shkak i aksidentit që ka qenë furgoni me të cilin udhëtonin turistët pasi mjeti është përplasur me autokombajnën që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

14 Qershor 2024, 13:14 Nga N.F
Furgoni me turistë aksidentohet me një autokombajnë, plagosen 7
Aksidenti

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se ka ky aksident kanë mbetur teë plagosur 7 turistë franceze të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një autokombajnë. Mësohet se shkak i aksidentit që ka qenë furgoni me të cilin udhëtonin turistët pasi mjeti është përplasur me autokombajnën që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore ndërsa raportohet se disa prej turisteve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup. Sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. 

aksident lushnje

Sondazh

Poll