Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit duke shkaktuar aksident, përfundojnë në spital tre persona në Tiranë

Mësohet se inspektori i Policisë Xh.M ka humbur kontrollin teksa trejtonte automjetin e shërbimit.

14 Qershor 2024, 11:44 Nga S.B
Humbi kontrollin e automjetit duke shkaktuar aksident, përfundojnë
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se inspektori i Policisë Xh.M ka humbur kontrollin teksa trejtonte automjetin e shërbimit.

Si pasojë është përplasur me një automjet në lëvizje dhe një të parkuar. Nga aksidenti janë dëmtuar tre persona të cilët po marrin kujdesin mjekësor në spital.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane aksident

Sondazh

Poll