Art&Argëtim

FOTOT/ Rebel Wilson nxjerr në shitje rezidencën e saj në Los Angeles, dalin pamjet brenda pronës luksoze

Libri i saj ‘Rebel Rising’ u shkrua kryesisht në këto ambiente.

14 Qershor 2024, 12:47 Nga S.B
FOTOT/ Rebel Wilson nxjerr në shitje rezidencën e saj në Los
Rebel Wilson

SHBA- Aktorja e njohur Rebel Wilson po nxjerr në shitje rezidencën e saj me pesë dhoma gjumi në Los Anxhelos, të cilën ajo e përdori për vite me radhë si 'shtëpi zyre'. Libri i saj ‘Rebel Rising’ u shkrua kryesisht në këto ambiente.

Aktorja 44-vjeçare e bleu shtëpinë në vitin 2016, vetëm një vit pasi u ndërtua dhe shpenzoi 2.95 milionë dollarë. Tani ylli i ‘Pitch Perfect’ ka shënuar dukshëm pronën luksoze, e cila aktualisht ka një çmim prej 4.15 milionë dollarë.

Ndërkohë, rezidenca e saj kryesore – ku jeton me të fejuarën Ramona Agruma dhe vajzën e saj njëvjeçare Royce – ndodhet në Hollywood Hills.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

 

rebel wilson

Sondazh

Poll