Art&Argëtim

Film mbi jetën e Rihannës? Këngëtarja e ka zgjedhur tashmë aktoren e përshtatshme

Këngëtarja ka folur për E!News dhe i është përgjigjur pyetjes së gazetarit për aktoren që do të dëshironte ti besonte rolin.

13 Qershor 2024, 15:54 Nga S.B
Film mbi jetën e Rihannës? Këngëtarja e ka zgjedhur
Taylor dhe Rihanna

SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna ka zbuluar se cila aktore do të donte ta portretizonte nëse do të realizohej një film për jetën e saj. Këngëtarja ka folur për E!News dhe i është përgjigjur pyetjes së gazetarit për aktoren që do të dëshironte ti besonte rolin.

Fillimisht, ajo u përgjigj në mënyrë të fshehtë, duke thënë: Aktorja në fjalë ka një fytyrë shumë të bukur, së fundmi ka luajtur përballë Timothee Chalamet dhe në të kaluarën është lidhur me Harry Styles.

Siç zbuloi ajo përfundimisht, nënkuptonte aktoren Taylor Russell. 

"E dini pse? Për shkak se ajo ka një ball të bukur dhe ndihem sikur dua të jem ajo, kështu që dua që ajo të pretendojë se jam unë. Unë dua që njerëzit të më shohin në atë dritë.”

Taylor Russell luajti në filmin e vitit 2022 "Bones and All" së bashku me Timothee Chalamet. Në të kaluarën, ajo u lidh me Harry Styles për rreth një vit pas ndarjes së tij nga Olivia Wilde. 

rihanna taylor russell

Sondazh

Poll