Art&Argëtim

VIDEO/ Konsiderohet si ndër puthjet më romantike të kinemasë, protagonistja e "Titanic" tregon prapaskenat: Ishte një makth...

Skena në fjalë është nga filmi ‘Titanic’ në të cilën ajo dhe Leonardo DiCaprio puthen teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të anijes.

13 Qershor 2024, 15:18 Nga S.B
VIDEO/ Konsiderohet si ndër puthjet më romantike të
Titanic

SHBA- Aktorja Kate Winslet foli për atë që shumë do ta konsideronin si një nga skenat më romantike në historinë e kinemasë dhe e përshkroi si "një makth". Skena në fjalë është nga filmi ‘Titanic’ në të cilën ajo dhe Leonardo DiCaprio puthen teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të anijes.

Në një intervistë të re, Kate pa sërish momentet ikonike dhe shpjegoi pse ishte kaq sfiduese për ti filmuar dhe çfarë kujtonte prej tij. Kate shpjegoi se ishte sfiduese pasi regjisori James Cameron kërkonte ndriçimin e përsosur.

Për më tepër, ai u filmua në një pjesë të setit që ishte e vështirë për t'u aksesuar. Si rezultat parukierët dhe grimierët nuk mund të ishin me ta. Kjo e la Kate që të kujdesej vetë për grimin e saj.

“Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër.” kujton Kate.

Skena, veçanërisht puthja, u deshën disa herë për t'u bërë saktësisht e duhura, dhe ishte një rrëmujë e vërtetë për aktorët.

"Ne vazhduam të bënim puthjen, dhe mu desh të rivendosja grimin si tek vetja ashtu edhe tek Leo, dhe kjo u bë e shpeshtë. Në fund të skenave dukesha çuditshëm me fytyrën plot grim të çrregullt” tha aktorja.

Leonardo u përball me një fat të ngjashëm pasi grimi i saj shumë më i zbehtë ia mbuloi fytyrën. Kate zbuloi gjithashtu se skena e puthjes ishte shumë e pakëndshme falë kostumit.

“Unë e shikoj atë dhe shoh se sa shumë nuk mund të merrja frymë në atë korse” tha ajo.

kate winslet titanic

Sondazh

Poll