Art&Argëtim

Bebe Rexha ka një pyetje në shqip për fansat, si u përgjigjën ata? (FOTO)

Vetëm pak orë më parë Bebe ka postuar tre fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram.

14 Qershor 2024, 10:52 Nga S.B
Bebe Rexha ka një pyetje në shqip për fansat, si u
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, mahniti fansat sidomos ata shqiptarë me postimin e fundit. Vetëm pak orë më parë Bebe ka postuar tre fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në foto ylli shqiptar shfaqet e veshur e gjitha në të zeza duke nisur nga jumpsuiti e deri tek xhaketa e çizmet e lëkurës. Përveç pamjes dhe bukurisë së saj, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht mbishkrimi i fotografive.

“Ku gjen më mirë?” shkruan Bebe në shqip.

E me këtë pyetje nuk kanë munguar as komentet e fansave ku i përgjigjen po në gjuhën shqipe: S’ka më mirë…

Bebe Rexha është shumë aktive kohët e fundit në muzikë ku vetëm pak kohë më parë publikoi hitin veror ‘Chase It (Mmm Da Da Da)’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

bebe rexha

Sondazh

Poll