Art&Argëtim

VIDEO/ Ngeci në ajër teksa performonte në skenë, Chris Brown i kthehet keq teknikëve

Këngëtari u ngjit në ajër me një mekanizëm të posaçëm, por ai pushoi së funksionuari, duke e lënë Brown të ​​“ngecur” në lartësi.

13 Qershor 2024, 15:46 Nga S.B
VIDEO/ Ngeci në ajër teksa performonte në skenë, Chris Brown
Chris Brown

SHBA- Koncerti i Chris Brown në Nju Xhersi, u “prish” për disa minuta për shkak të disa problemeve teknike, të cilat publiku i regjistroi dhe i postoi në çdo rrjet social. Këngëtari u ngjit në ajër me një mekanizëm të posaçëm, por ai pushoi së funksionuari, duke e lënë Brown të ​​“ngecur” në lartësi.

Për pak sekonda 35-vjeçari humbi gjakftohtësinë. Brown po performonte këngën e tij hit "Under The Influence" teksa ishte varur në një strukturë teli dhe kur e kuptoi se kishte ngecur iu kthye ashpër teknikëve duke mos e fshehur zemërimin.

Stafi solli menjëherë një shkallë dhe e zbritën për të vazhduar koncertin e tij. Në klipet e publikuara në rrjetet sociale, Brown mund të shihet duke iu kthyer fuqishëm teknikëve përgjegjës për mbarëvajtjen e strukturës.

Sipas Hollywood Reporter, në fund të koncertit dyorësh, ai u tha të pranishmëve se ishte i zemëruar, por në të njëjtën kohë i argëtuar nga situata.

chris brown

Sondazh

Poll