Art&Argëtim

VIDEO/ "Ka rënë në dashuri", vështrimi i Kendall Jenner ndaj Bad Bunny tregon gjithçka

Paraqitja e tyre e fundit publike ndodhi në Porto Riko, vendlindja e Bad Bunny.

14 Qershor 2024, 11:10 Nga S.B
VIDEO/ "Ka rënë në dashuri", vështrimi i Kendall
Kendall dhe Benito

PUERTO RICO- Që pas after-partyt të Met Gala, u aludua se ish-çifti Bad Bunny dhe Kendall Jenner ishin rikthyer së bashku. Paraqitja e tyre e fundit publike ndodhi në Porto Riko, vendlindja e Bad Bunny.

Bad Bunny performoi në Coliseum José Miguel Agrelot në Porto Riko më 7 qershor. Ishte një performancë spektakolare përmbyllëse e turneut të tij "Most Wanted Tour".

Mediat raportojnë se modelja 28-vjeçare është parë me miqtë në vende të ndryshme në San Juan gjatë fundjavës. Kjo vizitë u lidh menjëherë me shfaqjet që Bad Bunny kishte planifikuar në qytet.

Jo vetëm kaq, por një video nga takimi i tyre romantik në restorantin japonez Yoko qarkulloi në rrjetet sociale. Modelja dukej në formë me një fustan të kuq teksa vështronte me dashuri Beniton, i cili me sa duket po drejtonte bisedën.

Një burim i afërt me Kendall dhe Bad Bunny tha për rubrikën Bizarre të gazetës The Sun në fillim të këtij muaji se çifti i rivlerësoi gjërat pas ndarjes së tyre.

kendall jenner bad bunny

Sondazh

Poll