Art&Argëtim

Rregulli i pazakontë i Jennifer Lopez për stafin "shokon" publikun, kush e ka thyer është pushuar nga puna, zbardhen dëshmitë e punonjësve

Pas thashethemeve për divorc nga Ben Affleck dhe anulimin e turneut të saj, po shtohen deklaratat se ajo nuk është punëdhënësja më e mirë.

13 Qershor 2024, 12:46 Nga S.B
Rregulli i pazakontë i Jennifer Lopez për stafin "shokon"
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez definitivisht nuk po kalon periudhën e saj më të mirë në jetë. Pas thashethemeve për divorc nga Ben Affleck dhe anulimin e turneut të saj, po shtohen deklaratat se ajo nuk është punëdhënësja më e mirë.

Në veçanti, njerëzit që kanë punuar për të pohojnë se ajo e ka si rregull që stafi i saj të mos ketë kurrë kontakt me sy me të. Kjo duket se konfirmohet nga një raport online, ndonëse anonim: Një shoqja jonë ka punuar për ndriçimin e një prej koncerteve të saj. Të gjithë punëtorët kishin marrë udhëzimin e rreptë: Mos e shikoni në sy Lopez. Ju nuk duhet të bëni asnjë kontakt sy më sy me të.

Ky pretendim u përforcua nga një tjetër histori që qarkullon në internet: Unë njoh njerëz që punonin në Mohegan Sun (kazino) dhe u udhëzuan të mos bënin kontakt me sy me divën. Ata ende tallen me këtë rregull të Lopez sepse janë shfaqur personazhe shumë më të rëndësishëm të cilët janë shumë më të këndshëm dhe miqësorë.

Edhe shoferët e saj duhet të ndjekin këtë rregull: Ata nuk mund ta shikojnë as nga pasqyrat e makinës, sipas një dëshmie.

Në fakt, prezantuesja e LABellatini nuk ka ngurruar të konfirmojë: Kam një shok që punonte për një projekt të JLo-së, dhe e pushoi nga puna. Ajo ndaloi të gjithë prodhimin dhe gjithçka sepse ai e shikonte në sy. Unë di rreth pesëmbëdhjetë histori të tjera të tilla.

Këto pretendime vijnë vetëm disa ditë pasi gazetarja Meghan McCain, e quajti Jennifer Lopez një "person të pakëndshëm" pasi u takua personalisht me yllin në një intervistë të vitit 2019.

jennifer lopez

Sondazh

Poll