Aktualitet

Nga dhuna në familje te përndjekja, AMP arreston policin në Himarë, kreu disa vepra penale (EMRI)

Polici i ndaluar dyshohet për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

13 Qershor 2024, 21:02 Nga r.ll
Nga dhuna në familje te përndjekja, AMP arreston policin në
pamje nga arrestimi

HIMARË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore në rajonin e Vlorës kanë arrestuaR një punonjës policie të Komisariatit të Himarës. 

Festim Xhafaj dyshohet për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I AMP: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbi vendndodhjen e tij, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë personale "Arrest në burg".

amp himare

Sondazh

Poll