Aktualitet

Ligji për tatimin e profesioneve të lira, qytetarët protestojnë tek Gjykata Kushtetuese: Po na mbyllin bizneset

Protesta para "Kushtetueses" u organizua nga emisioni i Piranjave, ndërsa është mbështetur edhe nga opozita. 

13 Qershor 2024, 18:18 Nga r.ll
Ligji për tatimin e profesioneve të lira, qytetarët
protesta

TIRANË- Ka nisur protesta para Gjykatës Kushtetuese kundër tatimit të profesioneve të lira. Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit të tatimit të profesioneve të lira.  Një prej tyre shprehet se ky taksim po i shkatërron bizneset.

"Me këtë ligj kërkojnë ta mbyllin biznesin. Po qe se tatimi nuk hiqet do e mbyll biznesin. I bej thirrj gjyqatrëve që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.", u shpreh qytetari. Protesta para "Kushtetueses" u organizua nga emisioni i Piranjave, ndërsa është mbështetur edhe nga opozita. 

Kushtetuesja do të shqyrtojë më datë 18 qershor 2024 tre padi të depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më 25 prill Kushtetuesja pranoi që të marrë në shqyrtim padinë e opozitës, ndërsa në një njoftim të ndarë në faqen zyrtare njofton se kjo padi do të shqyrtohet së bashku me dy të tjera.

 

proteste para gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll