Aktualitet

U kap me drogë me vlerë 1 mln euro, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiptari ishte ndaluar me mjetin e tij përpara një kabine ku kryen pagesat duke krijuar probleme në qarkullim dhe si pasojë kishte tërhequr vëmendjen e policisë. 

13 Qershor 2024, 17:23 Nga E. D
U kap me drogë me vlerë 1 mln euro, arrestohet 41-vjeçari
droga

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet me dije se 41-vjeçarit shqiptar iu gjet në mjetin që drjtonte një sasi lënde narkotike me vlerë 1 mln euro. Shqiptari ishte ndaluar me mjetin e tij përpara një kabine ku kryen pagesat duke krijuar probleme në qarkullim dhe si pasojë kishte tërhequr vëmendjen e policisë. 

Në orbn 18:15 e pasdites së të mërkurës, një furgon kishte ndaluar për minuta të tëra në kabinën e pagesës së autostradës, pa paguar tarifën, ndoshta duke pritur lëvizjen e policëve, që kishin ngritur një postobllok pak pas daljes në autostradën A22. Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi, kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.

Në atë moment u vendos që të vazhdohej me kontrollin e plotë të dy pasagjerëve dhe mjetit, gjatë të cilit në pjesën e pasme të furgonit u gjet një çantë e zezë prej pëlhure, e fshehur mirë mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake. Brenda kishte 10 pako me vakum me marijuanë, me një peshë totale prej 5.5 kg.

41-vjeçari shqiptar, në gjendje të mirë me leje qëndrimi dhe me profesion zejtar, më pas është shpallur në arrest për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza, me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro.

policia italiane

Sondazh

Poll