Aktualitet

EMRAT/ Dhunuan me sende të forta e grushte një person në Sarandë, arrestohen babë e bir

Mësohet se janë arrestuar Gëzim dhe Rodrik Bejko, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta dhe grushte një person me inicialet A.V.

13 Qershor 2024, 14:49 Nga s.v
EMRAT/ Dhunuan me sende të forta e grushte një person në
foto ilustruese

SARANDË- Arrestohen babë e bir në Sarandë. Mësohet se janë arrestuar Gëzim dhe Rodrik Bejko, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta dhe grushte një person me inicialet A.V.

Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të A.V.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit Gëzim Bejko 52 vjeç, dhe Rodrik Bejko 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

sarande

Sondazh

Poll