Aktualitet

"Ligjet"/ Hidhet shorti, zgjidhen kandidatët për anëtarë në KLP dhe KLGJ (EMRAT)

Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

13 Qershor 2024, 17:54 Nga r.ll
"Ligjet"/ Hidhet shorti, zgjidhen kandidatët për
fot nga komisioni i ligjeve

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është hedhur shorteu ku janë përzgjedhur nga radhët e avokatëve, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor me anë të shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës. Në mbledhje, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me mazhorancën dhe e ka cilësuar procesin e përzgjedhjes si të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike. Bardhi tha se njerëz të Engjëll Agaçit janë piketuar për kryetarë të KLP-së. 

klp klgj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll