Aktualitet

U dhunua brutalisht/ Punonjësi i bashkisë së Shkodrës niset drejt Traumës, ka marrë dëmtime të mëdha në kokë, mjekët konstatuan hemoragji në tru

Ndërkohë raportohet se punonjësi i Bashkisë së Shkodrës është dërguar në spitalin e Traumës. Sipas raportimve ai ka bërë një skaner dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet. Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. 

13 Qershor 2024, 13:50 Nga N.F
U dhunua brutalisht/ Punonjësi i bashkisë së Shkodrës niset
Ermal Dizdari

SHKODËR- Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës është dhunuar ditën e sotmë rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”. 49-vjeçari, Ermal Dizdari ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe dërguar në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë raportohet se punonjësi i Bashkisë së Shkodrës është dërguar në spitalin e Traumës. Sipas raportimve ai ka bërë një skaner dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet. Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. 

Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë si dhe ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

dhunimi i punonjesit te bashkise shkoder

Sondazh

Poll