Art&Argëtim

"Ka filluar të pijë sërish"/ Frikësohen miqtë e Ben Affleck, dyshojnë se i është rikthyer vesit, shkak martesa e paqëndrueshme me Lopez

Ata pretendojnë se aktori 51-vjeçar tashmë i është rikthyer alkoolit.

13 Qershor 2024, 11:51 Nga S.B
"Ka filluar të pijë sërish"/ Frikësohen miqtë
Ben Affleck në vitin 2018

SHBA- Gjendja shëndetësore dhe mendore e aktorit Ben Affleck po shqetëson e frikëson dita-ditës të afërmit dhe miqtë e tij. Duke folur për DailyMail, miqtë thonë se aktori i cili ka luftuar me varësitë ndaj alkoolit dhe kumarit për dekada, po vuan sërish dhe kësaj here shkak është martesa e paqëndrueshme me Jennifer Lopez.

Ata pretendojnë se aktori 51-vjeçar tashmë i është rikthyer alkoolit. Një burim vuri në dukje: Kam dëgjuar se ka pirë sërish. Ai është plot me demonë - një person vërtet i shqetësuar.

Ndërsa një tjetër shtoi: E kam parë atë të duket çuditshëm dhe është një shqetësim i vërtetë për të gjithë ata që kujdesen për të.

Zbulimi vjen pasi burime pranë këngëtares thanë se nëna e saj, Guadalupe Rodriguez, tani është "kthyer kundër" Affleck, pavarësisht se fillimisht e inkurajoi vajzën e saj të rindizte romancën me aktorin në vitin 2022.

Të dielën në mbrëmje, çifti u pa në rezidencën prej 60 milionë dollarësh që ata blenë vitin e kaluar. Ata kaluan katër orë në shtëpinë, e cila tani thuhet se është shitje.

ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll