Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda shtëpisë luksoze të Meghan Trainor, del në shitje për dyfishin e çmimit fillestar

Që nga blerja e saj, Meghan e ka rimodeluar gjerësisht shtëpinë, prandaj çmimi është më i lartë.

12 Qershor 2024, 17:33 Nga S.B
FOTOT/ Brenda shtëpisë luksoze të Meghan Trainor, del në
Meghan Trainor

SHBA- Këngëtarja Meghan Trainor ka nxjerrë së fundmi në shitje rezidencën e saj në zonën e L.A. Këngëtarja listoi shtëpinë e saj në Encino për 11,995,000 dollarë, pasi ajo dhe bashkëshorti, aktori i "Spy Kids", Daryl Sabara, ia blenë reperit TMG Fresh për 6.6 milionë dollarë në fund të vitit 2020.

Që nga blerja e saj, Meghan e ka rimodeluar gjerësisht shtëpinë, prandaj çmimi është më i lartë. Dhe siç mund ta shihni nga fotot, banesa e vendosur në lagjen Encino të Los Anxhelosit ia vlen padyshim çdo qindarkë.

FOTOT/ Brenda shtëpisë luksoze të Meghan Trainor, del në
Shtëpia e Meghan Trainor

Pronari i ri do t'i ketë të gjitha në oborrin e tij të shtëpisë: një pishinë krejt të re, ambient gjelbërimi, një zonë për lojëra për fëmijë dhe më shumë. Plus, ka një shtëpi pritjeje me një palestër.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

meghan trainor

Sondazh

Poll