Art&Argëtim

Oprah Winfrey shtrohet në spital, kolegia e saj jep detaje: Ishte një gjë shumë serioze, kishte një lloj gjëje në stomak...

Manjatja e medias nuk u shfaq në CBS Mornings për shkak të sëmundjes.

12 Qershor 2024, 15:18 Nga S.B
Oprah Winfrey shtrohet në spital, kolegia e saj jep detaje: Ishte një
Oprah Winfrey

SHBA- Producentja me moderatorja Oprah Winfrey është shtruar në spital pas një virusi në stomak. Manjatja e medias nuk u shfaq në CBS Mornings për shkak të sëmundjes.

Gayle King ishte aty gjatë transmetimit dhe ndau disa detaje rreth simptomave të Winfrey. Oprah kohët e fundit pranoi se po përdorte një medikament për menaxhimin e peshës.

"Ajo kishte një lloj gjëje në stomak - grip në stomak” tha personaliteti televiziv. “Ajo përfundoi në spital, e dehidratuar, u desh të bënte një IV," vazhdoi King, duke shtuar: Ishte një gjë shumë serioze.

Pasi ndau detajet, King i siguroi fansat se Winfrey "Do të bëhet mirë", duke shtuar: Shpresoj që ajo të mos jetë e inatosur me mua që e kam ndarë këtë detaj.

oprah winfrey

Sondazh

Poll