Sport

E FUNDIT/ Vendimet e VAR do të shpjegohen në stadium për shikuesit gjatë “Euro 2024”

Një konferencë për shtyp për prezantimin e sistemit të arbitrazhit të Euros u zhvillua këtë të mërkurë. Ajo zbuloi se vendimet e marra me video asistencë gjatë turneut do të shpjegohen në kohë reale në stadium dhe për shikuesit.

13 Qershor 2024, 11:38 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Vendimet e VAR do të shpjegohen në stadium për

GJERMANI - Ndihma me video për arbitrimin do të ketë një transparencë më të madhe gjatë ‘Euro2024’ në Gjermani (14 qershor - 14 korrik).

Të gjitha vendimet e marra me ndihmën e VAR-it do të shpjegohen në kohë reale në stadium dhe për shikuesit e kompeticionit, njoftoi këtë të mërkurë kreu i komitetit të arbitrave të UEFA-s Roberto Rosetti gjatë një konference për shtyp, për të prezantuar sistemin e arbitrimit të turneut.

“Pas asistencës me video, shpjegimi teknik i vendimit do të transmetohet në ekranet gjigante të stadiumeve”, ka thënë Roberto Rosetti.

Për shembull: “Penallti, dorë faull. Lojtari numër 9 i Gjermanisë preku topin me dorën e majtë, e cila ishte në një pozicion të panatyrshëm, mbi shpatullën e tij dhe duke e zgjeruar trupin”.

Ky lloj njoftimi do të jetë i disponueshëm edhe për komentuesit e ndeshjes në mënyrë që ata t'ua shpjegojnë drejtpërdrejt shikuesve. Një vendim, i cili do të lejojë më shumë transparence, si gjatë Kupës së Botës për Femra 2023, ku gjyqtarët i njoftuan vendimet spektatorit duke folur përpara se të rifillonin lojën.

Vetëm kapiteni mund të diskutojë një vendim me arbitrin

Roberto Rosetti gjithashtu ripohoi se i vetmi dialog i lejuar për të shpjeguar vendimet do të jetë ndërmjet arbitrit dhe kapitenit të ekipit. Çdo lojtar tjetër që kundërshton një vendim do të sanksionohet menjëherë me karton të verdhë.

“Ne po e bëjmë këtë për gjeneratat e ardhshme. Nuk po e bëjmë për gjyqtarët, por për futbollin dhe imazhin e lojës, për lojtarët e rinj dhe për gjyqtarët e rinj”,- shpjegoi kreu i komitetit të arbitrave pranë UEFA-s.

Vini re se për kombëtaret, ku kapiteni është gjithashtu portieri si Italia e Gianluigi Donnarumma, një lojtar do të caktohet për të përfaqësuar portierin e tij te gjyqtari gjatë ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll