Politike

Apeli i dha Berishës vulën e Partisë Demokratike, Basha njofton lëvizjen e radhës, çfarë pritet?

Nga zyra e shtypit e Bashës kanë njoftuar se sot ne 17:00, ai do të mbledhë strukturat, për hedhjen e hapave te radhës.

11 Qershor 2024, 14:40 Nga M.B
Apeli i dha Berishës vulën e Partisë Demokratike, Basha njofton
Lulzim Basha

TIRANA- Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e parë pasi Gjykata e Apelit i hoqi vulën e Partisë Demokratike, për t’ia kaluar Sali Berishës. Nga zyra e shtypit e Bashës kanë njoftuar se sot ne 17:00, ai do të mbledhë strukturat, për hedhjen e hapave te radhës.

Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

lulzim basha

Sondazh

Poll