Politike

VIDEO/ "O Berishë, o hero, krejt Shqipëria ty të do!" Apeli i dha vulën dhe logon, thirrje, kërcime dhe fishekzjarre në selinë e Partisë Demokratike

Mes thirrjeve për kreun e PD, Sali Berisha dhe kërcimeve, mështetësit kanë shprehur kështu entuziazmin për vendimin e gjykatës.

11 Qershor 2024, 13:54 Nga M.B
VIDEO/ "O Berishë, o hero, krejt Shqipëria ty të do!"
Selia e PD

TIRANA- Pasi janë njoftuar për vendimin e Gjykatës së Apelit ku vula dhe logoja e Partisë Demokratike i kalon grupit të Sali Berishës, disa mbështetës kanë nisur festën në ambientet e selisë blu. Mes thirrjeve për kreun e PD, Sali Berisha dhe kërcimeve, mështetësit kanë shprehur kështu entuziazmin për vendimin e gjykatës.

"O Berishë, o hero, krejt Shqipëria ty të do", dëgjohet të thotë një mbështetës i veshur me kostum me motive tradicionale.

 

Nga ana tjetër, jashtë selisë së PD janë hedhur dhe fishekzjarrë po në shenjë festimesh pë vendimin e Apelit.

 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

partia demikratike

Sondazh

Poll