Politike

Apeli i dha vulën/ Reagon Sali Berisha: Kjo nuk është historia ime, por e demokracisë

Berisha thekson se qëllimi është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe rikthimi i shpresës tek shqiptarët për të realizuar rotacionin e vonuar.

11 Qershor 2024, 14:23 Nga I.A
Apeli i dha vulën/ Reagon Sali Berisha: Kjo nuk është historia
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhene nje mesazh per te gjithe demokratet, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Me anë të një postmi në Facebook, Berisha shkruan se kjo nuk është historia dhe fitoja e tij, por e demokracisë dhe opozitarizmit. Berisha thekson se qëllimi është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe rikthimi i shpresës tek shqiptarët për të realizuar rotacionin e vonuar. Vendimin e Apelit, Berisha e konsideruar si një fitore e demokracisë.

Postimi i Plotë:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD. Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken! Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

sali berisha gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll