Politike

VIDEO/ Entuziazmi brenda sallës së Apelit pas vendimit për vulën e logon e PD-së

Të pranishëm në seancën gjyqësore, deputetët demokratë e duartrokitën vendimin e gjyqtares, në momentin që deklaroi se ankimimi i Alibeajt nuk pranohet për shkak se nuk është palë, në këtë proces.

11 Qershor 2024, 14:16 Nga I.A
VIDEO/ Entuziazmi brenda sallës së Apelit pas vendimit për
Pamjet

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me entuzjazëm dhe me gëzim te deputetët demokratë që ishin të pranishëm në seancës së sotme gjyqsore. Vendimi u festua nga deputetët dhe zyrtarët e PD edhe në sallën e gjyqit, por edhe jashtë saj.

Të pranishëm në seancën gjyqësore, deputetët demokratë e duartrokitën vendimin e gjyqtares, në momentin që deklaroi se ankimimi i Alibeajt nuk pranohet për shkak se nuk është palë, në këtë proces.

 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll