Politike

FOTOLAJM/ Të bashkuar dhe me 2 gishta në ajër, si u prit vendimi i Gjykatës së Apelit nga deputetët demokratë

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, deputetët demokratë kanë qënë të bashkuar në momentin e dhënies së vendimit.

11 Qershor 2024, 13:27 Nga I.A
FOTOLAJM/ Të bashkuar dhe me 2 gishta në ajër, si u prit vendimi
Deputetet

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me entuzjazëm dhe me gëzim te deputetët demokratë që ishin të pranishëm në seancës së sotme gjyqsore. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, deputetët demokratë kanë qënë të bashkuar në momentin e dhënies së vendimit.

Ndërkohë që teksa dilnin nga Gjykata, deputetët kanë përshëndetur mediat dhe mbështetësit e tyre me simbolin e demokracisë 2 gishtat sipër. 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll