Politike

Vula i kaloi Berishës, Ilir Meta: U hoq nga kthetrat e kriminelëve

Në konferencën e tij për mediat, Meta ka uruar të gjithë demokratët, duke u shprehur se ky është një moment i rëndësishëm.

11 Qershor 2024, 14:00 Nga I.A
Vula i kaloi Berishës, Ilir Meta: U hoq nga kthetrat e kriminelëve
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës. Në konferencën e tij për mediat, Meta ka uruar të gjithë demokratët, duke u shprehur se ky është një moment i rëndësishëm. Po ashtu ai thekson se vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve.

"Një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në. Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies. Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë," tha Meta. 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

ilir meta gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll