Politike

Komisioni për sistemin TIMS, Gogu: Ju keni tallavanë e qytetarit dixhital, e doni shtetin në televizor

Ai tha se meraku i tyre më i madh është si të zbatohet ky ligj dhe të kuptojnë si është shkelur e duhet përmirësuar.

11 Qershor 2024, 12:57 Nga M.B
Komisioni për sistemin TIMS, Gogu: Ju keni tallavanë e qytetarit
Toni Gogu

TIRANA- Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit "TIMS", nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të mos humbet kohë me debate të kota, por të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve e sipas kërkesave të tyre të jenë me dyer të mbyllura për ruajtjen e informacioneve sensitive. Ai tha se meraku i tyre më i madh është si të zbatohet ky ligj dhe të kuptojnë si është shkelur e duhet përmirësuar.

"Më duhet të përsëris veten se sa më shumë kohë harxhojmë me veten, aq më shumë kohë i marrim është e panevojshme që ky komision të krijojë një tragjikomedi. Neve nuk na ka ngarkuar njeri që të sekretojmë informacionet.

Tragjike është kur shkelet ligji në emër të zbatimit të ligjit. Komikja është të bësh të çuditurin. Ju e mendoni shtetin që prokurorin e dhe OPGJ t'i shikoni çdo natë në televizor. Ju keni tallavanë e qytetarit dixhital. Të mos bëjmë Lizën në botën e çudirave. Meraku ynë është si të zbatohet ky ligj dhe të kuptojmë si është shkelur e duhet përmirësuar", deklaroi Gogu.

tims

Sondazh

Poll