Politike

Nis Komisioni për të dhënat e TIMS, ish-përgjegjësi i IT në Polici kërkon marrjen në pyetje me dyer të mbyllura, Salianji: Nuk është e arsyeshme

Një kërkesë e tillë justifikohet me faktin se sipas Muços bëhet në këtë mënyrë mbrojtja e të drejtave për respektimin e jetës private dhe garantimin e sigurisë time fizike.

11 Qershor 2024, 12:31 Nga M.B
Nis Komisioni për të dhënat e TIMS, ish-përgjegjësi i
Ervin Salianji

TIRANA- Ka nisur sot mbledhja e radhës e Komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS teksa kryetari i saj, Ervin Salianji, ka lexuar një kërkesë të Ardit Muços, ish-Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, që pretendon se dëshmia e tij duhet të jepet me dyer të mbyllura.

Një kërkesë e tillë justifikohet me faktin se sipas Muços bëhet në këtë mënyrë mbrojtja e të drejtave për respektimin e jetës private dhe garantimin e sigurisë time fizike. Salianji është shprehur se një gjë të tillë nuk e sheh të arsyeshme, por e ka hedhur çështjen për diskutim.

Po ashtu ditën e sotme në orën 13:00 do të dëshmojë Besjan Tanuzi, Ish-Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit. Ndërsa në orën 14:00 do të dëshmojë Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

tims

Sondazh

Poll