Basha ngre zërin pas mbylljes së portaleve: Kjo është kriminale, të nisin hetimet
2 Dhjetor 2019, 20:23Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve pas mbylljes së portaleve, një prej tyre ishte edhe Dosja.al.
Në një status në Twitter, Basha shkruan se është kriminale të përfitosh nga kjo fatkeqësi dhe të mbyllësh mediat që tregohen kritike ndaj qeberisë dhe sjellin zërin e qytetarëve sa më afër.
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha.
Portali i parë që u mbyll ishte “JOQ”, ndërsa vetëm pasditen e sotme hosti i Dosja.al u bë i paaksesueshëm.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat sot, duke marrë shëmbullin e Japonisë, që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ka marrë masa ekstreme n...
Durrës- Nuk janë të pakta edhe reagimet në rrjetet sociale të ministrave të Ramës pas tërmetit të rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.Ka qenë së fundmi ministri...
Tiranë- Një konferencë të përbashkët pos-tërmeti kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, amabasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar, ka treguar se çfarë ka diskutuar me kabinetin qeveritar dhe me drejtu...
Tiranë- Në një konferencë për mediet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE është afër Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai ka theksuar se ekspe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar rreth situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.Mbledhja ka qenë...
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se sot do të takohet me presidentit Ilir Meta, për gjendjen e vendit pas tërmetit të 26...