Aktualitet

Shkeli sigurinë ujore duke rrezikuar jetën pushuesve/ Gjobitet me 1 milionë lekë drejtuesi i Jet Ski-së në plazhin e Palasës, i bllokohet mjeti lundrues

Gjobitja e drejtuesit dhe bllokimi i mjetit u krye, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese. 

9 Qershor 2024, 16:21 Nga r.ll
Shkeli sigurinë ujore duke rrezikuar jetën pushuesve/ Gjobitet me 1
jet ski

DHËRMI- Drejtuesi i një "Jet Ski"-je në plazhin e Palasës është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Po ashtu policia kufitare Dhërmi i ka bllokuar mjetin lundrues në Portin Himarë. 

Gjobitja e drejtuesit dhe bllokimi i mjetit u krye, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Himarë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

porti i palases

Sondazh

Poll