9 Qershor 2024, 14:33
Nga r.ll
pamje nga jashte gjykates
VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë sot në burg pa afat dy punonjësit e hotelit "Greccia" në Dhërmi ku u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, recepsionisti Erald Nevruzi. Teksa furgoni i policisë me David Qosen dhe David Lartin po dilte nga gjykata familjarët e tyre që kishin ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë. Avokatja e njërit prej të arrestuarve, Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe që gjykata të pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.
Para gjykatës, dy të rinjtë kanë shfaqur pendesë dhe kanë përsëritur se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë zhdukur të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë. Pas arrestimit, ata patën deklaruar në polici, se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.
Pas vrasjes dhe hedhjes së trupit, autori i krimit Greald Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. Pas kësaj ai shkoi në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai pretendonte të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase. Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se po vijohet me procedurat për esktradimin e tij, ndërsa pritet edhe dëshmia e autorit për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vrasjen e të riut. Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli.
gjykata e vlores daniel qose david larti
Aktualitet
9 Qershor 2024, 14:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pas vetëdeklarimit për përdorimin e aplikacionit SKY ECC, punonjësit e policisë së shtetit do t&...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 13:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është rr&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:54
N.F
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Mësohët se arrestimi i tij ka ardhur pasi ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 13:03
r.ll
daniel qose, david larti
VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit "Greccia" në Dhërmi ku u v...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:56
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 , në vendin e quajtur "Mali i Ro...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:21
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Policia kufitare ka kryer kontroll në gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për verifikimin e...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 12:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 11:00
r.ll
policia
HIMARË- Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor, "Tempulli 3". Një 32-vjeçar estonez ësht&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:50
r.ll
pamje nga video e postuar
TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet ...
Aktualitet
9 Qershor 2024, 10:18
r.ll
droga
LEZHË- Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë arrestuar për posedim të lëndëve nar...