Aktualitet

Ndërron jetë punonjës i kompanisë së naftës në Fier, çfarë dyshohet

Ndërkohë një 44-vjeçare është arrestuar në Fier, pasi dyshohet të ketë vjedhur produkte të ndryshme në një qendër tregëtare.

9 Qershor 2024, 14:47 Nga r.ll
Ndërron jetë punonjës i kompanisë së naftës
policia e fierit

FIER- Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme rreth 15:30 në Ballsh. Ai ishte punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. 

Ndërkohë një 44-vjeçare është arrestuar në Fier, pasi dyshohet të ketë vjedhur produkte të ndryshme në një qendër tregëtare.

Po ashtu është proceduar penalisht një 70-vjeçar, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, dhe për pasojë janë djegur disa pemë ulliri të një shtetasi tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen M. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet të ketë vjedhur produkte të ndryshme në një qendër tregëtare.

Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 70 vjeç, banues në fshatin Verri, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, dhe për pasojë janë djegur disa pemë ulliri të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi E. T., 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës.

policia e fierit

Sondazh

Poll