Sport

Thiago Silva rikthehet, pritje e çmendur nga tifozët e Fluminense… digjet ‘Maracana’

Më shumë se 50.000 tifozë shkuan në ‘Maracana’ të premten për të brohoritur Thiago Silvën, zyrtarisht i kthyer te Fluminense, klubi i tij stërvitor.

8 Qershor 2024, 12:29 Nga DOSJA
Thiago Silva rikthehet, pritje e çmendur nga tifozët e

BRAZIL - Festa ishte totale. Thiago Silva, ish-mbrojtësi i Chelsea dhe PSG, u prit si hero të premten nga mijëra tifozë të Fluminense, të mbledhur në stadiumin ‘Maracana’ në Rio de Zhaneiro për kthimin e brazilianit në klubin e tij stërvitor.

“Nuk e keni idenë se sa e veçantë është për mua të kthehem në shtëpi”,- tha 39-vjeçari në mikrofonin e stadiumit ku shkëlqeu me “trikolorët” nga viti 2006 deri në 2008.

50.000 tifozë u mblodhën

Klubi siguron se 50 mijë tifozë shkuan në ‘Maracana’, një rekord për prezantimin e një futbollisti në Brazil. Thiago Silva, i cili nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Fluminense, ndërkohë që nuk do të mund të luajë më përpara datës 10 korrik, kohë e hapjes së afatit kalimtar brazilian për transferimet ndërkombëtare.

Brenda kampionëve në fuqi të Copa Libertadores, "O Monstro", siç quhet në Brazil, do të gjejë disa ish-ndërkombëtarë, si Marcelo, 36 vjeç, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Felipe Melo, 40 vjeç, mesfushori i konvertuar në një mbrojtës që luante për Juventusin apo Galatasarayn.

Para karrierës së tij në Evropë, Thiago Silva ishte një finalist fatkeq në Copa Libertadores në 2008. I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, ai më pas iu bashkua AC Milan (2009-2012), PSG (2012-2020) pastaj Chelsea, me të cilin fitoi Champions League në 2021.

Ish-kapiteni i kombëtares braziliane (113 ndeshje, 7 gola) u largua nga klubi londinez muajin e kaluar me vendin e gjashtë në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll